Rruga kombetare që lidh Lezhën me Vaun Dejës rrezikon bllokimin. Shkak është bërë shembja e trasesë së rrugës në afërsi të fshatit Rrabosht.

 

Si rrjedhojë lëvizja e mjeteve në këtë pjesë të këtij segemti kryhet vetëm në njërin krah. Kjo situatë, sipas drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës, vijon prej disa muajsh.

 

Ata thonë ndërhyrja e vetme nga ana e aturoiteteve ka qenë vendosja e disa gomave që sinjalizojnë rrezikun por që nuk parandalojnë aksidentet.

 

Qytetar 1

 

Gati përplasen makinat. Njëra ikën mbrapa që të kaloj tjetra këtu. Kanë vendosur vetëm ato gomat që të mos bien makinat poshtë.

 

Qytetar 2

 

Problem shumë i madh se është ajo gropa aty. Duhet të ndërhyrë sa më shpejt se tani fillojnë vijnë turistët e kosovës.

 

Rruga nacionale Lezhë-Vau Dejës është në varësi të Autoriteteit Rrugor. Ky segment është rikonstruktuar në vitin 2009 por ka pasur shembje të vazhdueshme në pjesë të ndryshme të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re