Por ndryshe nga çfarë mendon Partia Demokratike, lëkundjet e tërmetit duket se kane lënë gjurme edhe ne godinën e teatrit kombëtar.
Sikundër shihet edhe ne këto foto, Bashkia e Tiranës thotë se nga lëkundjet u konstatua shkëputje e soletës nga kolona, ndërsa ka patur edhe plasaritje, e çka janë problematike për rënien e strukturave.
Gjithashtu janë vërejtur dhe çarje ne arkitrarët. Sipas bashkisë nëse lëkundjet e tërmetit do te kishin ndodhur gjate një shfaqjeje situata do te ishte edhe me alarmante për shkak edhe te panikut te spektatoreve, pasi godina aktuale ka vetëm një dere kryesore.