Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa që ndodhet në zonën e qytetit të vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim.

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit thuhet se 78 hebrenj bastisën Xhaminë Al-Aksa duke hyrë nga porta Al-Mugharbah në jugperëndim të saj.

Më tej thuhet se grupi hebre nën mbrojtjen e policisë izraelite u largua nga vendi pas shëtitjes brenda mureve në Xhaminë Al-Aksa.

Gjithashtu edhe dje u njoftua se 128 hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa.

Bastisje të tilla që hebrenjtë fanatikë kryejnë në Xhaminë Al-Aksa shkaktojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Po shkelet sovraniteti i Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

Por, që nga viti 2003 e deri më sot, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit pa lejen e administratës.

Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit e cila këto hyrje i konsideron si bastisje, thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re