Poliçan/Skrapar

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. H., 43 vjeç, banues në Poliçan, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij;

S. A., 28 vjeç, banues në Skrapar, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re