Një peshkarexhë u dogj pjesërisht këtë të martë në Vlorë.

Mjeti lundrues ishte ankoruar në Triport kur u përfshi nga flakët.

Si pasojë e zjarrit u shkaktuan dëme të shumta materiale ndërsa u rrezikuan dhe anijet e tjera të peshkimit.

Ndërkohë u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve.

Shkak për zjarrin dyshohet se u bë një shkëndijë elektrike në motorin e mjetit lundrues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re