Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka përcjellë një mesazh në Twitter me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Soreca thekson se gur themeli i shoqërive demokratike mund të lulëzojë vetëm në ato raste kur qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm.

Soreca shprehet gjithashtu se liria e shtypit nënkupton siguri kolektive për të gjithë.

“Liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje të informuara. Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë”, shkruan Soreca.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re