Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për Ditën e Europës.

Gjosha shprehet se Shqipëria ka shtatë vjet që pret për çeljen e negociatave, duke shtuar se politika duhet që të marrë më shumë përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Sot 9 Maji, dita e Evropës! A është edhe Shqipëria gati? Fjalët në këtë proces i merr gjithmonë era, rezultatet janë ato që mbeten!

Rezultati i deri tanishëm, kemi 7 vite që presim për celjen e negociatave dhe askush nuk di të thotë sot se cila është e ardhmja.

Shqipërisë i ka munguar gjithmonë maturia politika dhe sado që ne jemi mësuar të festojmë në këtë ditë, ndoshta ka ardhur koha e një reflektimi nga politika për të marrë më shumë përgjegjësi, e jo për të mashtruar vetveten!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re