Ditmir Bushati pasi u përjashtua nga listat për deputetë ka nisur kritikat ndaj Partisë Socialiste.

Bushati në një dalje online në rrjetet sociale tha se në PS mungojnë tre elementë thelbësore që mbajnë një familje politike.

Planet e mia janë ato që i kam bërë publike dua të vazhdoj të kontribuoj në politikë. Dua të punoj për një PS, e cila ka në qendër të vëmendjes këto shqetësime që ngre unë, që kujdeset për interesin publik, që kujdeset për mirëqenien.

Për një PS që është partia e intelektit, që është një parti që punon për ekonominë, për një shoqëri tregu. Këto janë ato shtyllat kryesore, që e mbajnë një familje politike së bashku.

Tre janë elementet: organizimi, boshti i vlerave programatike dhe rregullat e bashkëjetesës. Kemi parë për fat të keq këto vite, qoftë në PS, deformime të këtyre elementeve. Me keqardhje kam konstatuar dhe identifikuar, si dhe ndarë shqetësimet e mia në forumet e PS”-deklaroi Bushati.

Më tej ish-ministri tha se në PS janë afruar persona që blejnë vota.

Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota, dhe sot i ofrohen PS, për të blerë vota. Apo njerëz që e kanë nisur në partinë Demokristiane dhe sot janë me PS”-tha Bushati.

Ndër të tjera Bushati tha se në listat e PS-së janë strehuar ekzekutorë të gjakderdhjes financiare.

Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve, për integritetin e tyre moral, profesional, dhe jo për të strehuar në listën e PS ato që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes financiare të këtij vendi. Mendoj se përmes vetëkorrigjimit PS do të ishte dhe do të jetë edhe më e fortë”-tha ish-ministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re