Bashkia e Tiranës ka rimarrë zyrat e Frymës së Re Demokratike, të cilat ia kishte dhënë me qira.

Kujtojmë që gjatë fushatës zgjedhore, kjo zyrë u kthye në një mollë sherri.

Vetë presidenti Ilir Meta shkoi të përleshej me policët që kishin shkuar të lironin zyrat, duke dhënë një shfaqje të shëmtuar, të padenjë për një president.

Por tashmë që zgjedhjet kanë mbaruar dhe opozita humbi sërish, Ilir Meta mesa duket është dorëzuar dhe nuk ka shkuar të mbrojë zyrat e Sali Shehut.

Kryebashkiaku Erion Veliaj la afat javën e parë të qershorit për lirimin vullnetar të ambienteve dhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, zyrat e FRD u zbrazën pa asnjë rezistencë fizike nga Sali Shehu dhe Ilir Meta.

Sipas ligjit, vetëm partitë që kanë mbi 1% të votave apo të paktën 1 deputet ne Parlament, Bashkia mund t’u siguroje zyra per selite e tyre, ndërkohë që FRD nuk kishte as 1% të mbështetjes qytetare dhe as 1 deputet.

Që prej vitit 2013, me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka pasur selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Ajo përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve.

Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re