Dy shqiptarë të moshës 32 dhe 29 vjeç janë arrestuar në Paleo Faliro të Athinës nga oficerët e policisë dhe mbi ta bien akuza si formim i një organizate kriminale, zhvatje dhe rrëmbim personi.

Mediat greke raportojnë se shqiptarët e kanë marrë peng të riun nga Bangladeshi, duke shantazhuar në këtë mënyrë, një të afërm gjaku të tij, duke e kërcënuar për t’i marrë shumën prej 10 mijë euro.

Incidenti u raportua në polici dhe oficerët ndërmorën një operacion special për rastin. I riu 25 vjeç u lirua nga banesa, ndërsa dy shqiptarët u prangosën për pengmarrjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re