Kryeministri Edi Rama, ka publikuar ditën e sotme një video në rrjetin e tij social ‘facebook’, ku ka folur në lidhje me krijimin e një moduli biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit.

Sipas tij, kjo platformë do të monitorojë fluksin e udhëtarëve për rreth 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një ndryshim rrënjësor.

“Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!”- shkruan kryeministri.

Postimi i plotë

MIRËMËNGJES
Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.
Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!
Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit
APLIKACIONI FALAS për:
520 linja
242 operatorë
2,282 mjete

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re