Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Gramoz Mema në Ksamil, tri ditë më parë. Është gjetur një makinë e djegur në kufirin greko-shqiptar.

Bëhet fjalë për një mjet tip “Ford”, të gjetur në vendin e quajtur “Kataeto”, të Bashkisë Konispol, që dyshohet se është përdorur nga autorët në vrasjen e 40-vjeçarit, pranë banesës së tij.

Mësohet se, pasi kanë kryer krimin, autorët kanë kaluar Butrintin, duke përdorur Lundrën, dhe më pas kanë përshkuar aksin Vrine-Çiflik, deri në vendin e quajtur “Kataeto”, ku kanë djegur makinën.

Fakti që mjeti është gjetur në këtë vend ngre dyshime se autorët kanë kaluar kufirin e gjelbër dhe kanë zbritur në vendin e quajtur “Loridha”, në Sajadhe të Igumenicës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re