Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të takimeve me demokratët e qarkut të Korçës.
Salianji thotë se PD është partia më e suksesshme e tranzicionit shqiptar dhe është e vetmja forcë që mund ta çojë përpara këtë vend.
Thirrja e Salianjit për demokratët është që të ndihen krenarë për partinë e tyre, dhe për vlerat që ajo gjithmonë do përfaqësojë.
“Partia Demokratike është partia më e suksesshme e tranzicionit shqiptar. Është partia që e ka të lidhur historinë e saj me demokracinë dhe zhvillimin e Shqipërisë. Dhe askush nuk mund tja marrë këtë histori. Më kot shpresojnë të zhbëhet kjo histori.
Partia Demokratike jo vetëm që përbën historinë më të bukur të dekadave të fundit të historisë së Shqipërisë, por është padyshim dhe e ardhmja e saj, pasi është e vetmja forcë politike që mund ta zhvillojë dhe ta çojë përpara këtë vënd.
Prandaj kam një thirrje për të gjithë demokratët : Ndihuni krenar që jeni demokrat, ndihuni krenar per partinë tuaj dhe për vlerat që ajo gjithmonë do të përfaqësojë”, shprehet Salianji.