Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se PD mund të vijë shumë shpejt në pushtet, madje ai u shfaq mjaft optimist, duke e krahasuar situatën me vitin 1992, kur PD erdhi në pushtet një vit pas humbjes së zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda: 

Ervin Salianji: Në vitin 1991 PD mori disa mandate, por doli më e fortë, aq e fortë sa në 92-shin fitoi zgjedhjet!

Ylli Rakipi: Pra pas një viti do të fitoni zgjedhjet ju?

Ervin Salianji: Analogjitë nuk janë asnjëherë 100%… Për të gjitha qëndrimet që diskutojnë këta, i kam mbajtur atje ku duhet. Kam mbajtur qëndrime për katër vite. Po ju them për një situatë delikate, që PD të rrijë e bashkuar, të mos përfitojë kundërshtari.

Ylli Rakipi: Pse po u largua Basha përfiton kundërshtari?

Ervin Salianji: Kandidatët e tjerë, kanë shkuar kudo, nuk kanë ftuar asnjë prej deputetëve aktualë ata. Direkt shkoj nëse më ftojnë, se jam përfaqësues i PD-së.
Ç’janë kata kandidatë që nuk shkojnë në zonë? Përtojnë të shkojnë.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re