Në seancën e sotme në Kuvend, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli dhe për procesin e vaksinimit, që sipas saj po ndikon direkt në uljen e rasteve të infektimeve dhe shtrimeve në spital, si pasojë e Covid.

Teksa po diskutonte mbi efektshmërinë e vaksinave, Manastirliu tha se Sputnik V, që prodhohet nga rusia ka provuar se pas dy dozave të saj mund të krijojë një mbrojtje derin në 97.6%. Ministrja apeloi që të gjithë qytetarët të marrin vaksinën, dhe të dëgjojnë autoritetet shëndetësor, pasi informacionet e tyre janë të konfirmuara.

“Ne sot sjellim disa akte normative qoftë për sa i përket amendimit të marrëveshjes me distributorin e autorizuar të CoronaVac në Republikën e Turqisë për të rritur më tej sasinë e vaksinave të Sinovac për të pasur më shumë disponibilitetme vaksinat që administrohen në vend, për të vijuar me ritmet shumë të mira të vaksinimit.

Pak ditë më parë mbërritën në Shqipëri 25 mijë doza të vaksinës Sputnik V, presim në muajit në vijim edhe 25 mijë doza të tjera për të plotësuar kontratën me Sputnik, një vaksinë tejet efikase sipas studimeve të fundit.

Sipas Insitutit Gamalea efikasiteti pas dy dozave shkon deri në 97, 6 për qind. Vaksina ka marrë aprovimin për përdorim emergjent në 63 vende. Sot ka më shumë evidencë shkencore për efikasitetin e tyre. Ndaj çdo qytetari që heziton i them është e rëndësishme të dëgjoni autoritetet shëndetësore, sepse fakti që sot janë mbi 400 mijë gjyshër e gjyshe duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për rëndësinë që ka vaksinimi i shpejtë për të siguruar mbrojtjen nga virusi i rrezikshëm.

Ne do të vijojmë të rrisim dispinobilitetin e vaksinave në vend me objektivin e ri për të arritur drejt 1 milionë vaksinimeve”, tha Manastirliu në Kuvend.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re