Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur ditën e sotme një takim me strukturat në Durrës, ku prezantoi programin ekonomik në këtë qark.

Monika Kryemadhi në fjalën e saj e cilësoi programin e LSI-së një produkt real që do të krijoj punësim për të rinjtë dhe rritje ekonomike.

Ndërsa veç Monika Kryemadhit dhe Edmond Haxhinastos, ishin të pranishëm dhe Elona Guri dhe Bahri Shaqiri. Guri do të kryesojë listën e Durrësit për kandidatët për deputetë më 25 prill. Ndërsa do të jetë edhe ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, Bahri Shaqiri. Ai më parë ka qenë edhe këshilltari për Sigurinë i presidentit Ilir Meta.

“Është një produkt real, i prekshëm që krijon mundësi punësimi për të rinjtë dhe rritje profesionale të tyre. Këtu puna është gati, njerëzit janë gati, Durrësi ka idenë, ka vizion, për ta çuar në drejtimin që ka nevojë. Kjo do të jetë barrikada e parë ndaj shpopullimit të Durrësit sepse ne nuk mund të lejojmë që të rinjtë të largohen për shkak të mungesës së zhvillimit.

Ky projekt e kthen Durrësin në një qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve. Me një port të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, mund të krijojë kontakte t pafundme dhe e bën atë lider, por vetëm vullneti dhe dëshira e mirë krijon hapësirë pafundësisht. Ky projekt do të sjelli edhe investime, jo vetëm të atyre të huaja por edhe investimeve vendase. Qeveria aktuale ka mbajtur larg investimet huaja dhe ato vendëse. Ne kemi marrë angazhimin tonë që Shqipëria të jetë shtëpia e investimeve dhe të bëj transformim rrënjësorë të klimës së biznesit, për të qenë agresiv në ekonominë e rajonit.

Rikthimi i të gjithë atij brezi që janë shkolluar, kanë aftësi drejtuese, që janë larguar nga vendi, është prioritet i LSI.  Ne duam të përqendrohemi te gjithë ai kapital shqiptar që është i fshehur. Kemi përcaktuar uljen e barrës fiskale mbi bizneset dhe individin, jemi në taksimin 9%, kemi rënë dakord me partnerët tanë opozitarë. Do jetë edhe taksa e t ardhmes, pra 9+1, dhe ajo +1 do të shkojë te arsimi. Do krijojmë punësim, do rrisim nivelin e jetesës. Kemi nevojë për një transformim rrënjësor social. E ardhmja e fëmijëve tanë duhet të jetë e sigurt, duhet të jetë dinjitoze”, tha Kryemadhi.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko