Një banesë tre katëshe në Vushtrri të Kosovës u përfshi këtë të mërkurë nga zjarri. Si pasojë e flakëve u dogj kati i tretë i shtëpisë.

Pronari i godinës Florim Sinani foli për median në Kosovë, duke thënë se të gjitha u dogjën, përveçse librit të shenjtë.

Të gjitha janë djeg! Të gjitha sendet që ishin në katin e tretë, përveç Kuranit…edhe kutia edhe mbajtësja ku kishte qenë, vetëm Kurani nuk është djegur”, tha ai, ndërsa foton e përcolli dhe në rrjetin social duke shtuar “shpija u kall po fjala e t’madhit ALLAH jo”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re