Prindërit e një foshnje vetëm 18 muajsh kanë denoncuar në polici pronaren e çerdhes, pasi dyshojnë se është fajtore për incidentin e ndodhur në institucion ku si pasojë fëmija e tyre ka thyer këmbën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një çerdhe të Tiranës, ku shtetasja V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, është kallëzuar penalisht nga prindi i një foshnje vetëm 18 muajsh pasi dyshohet se i është thyer kocka e këmbës.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në Çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re