Marrëdhënia e Edi Ramës me Albin Kurtin nuk ka qenë e lehtë këto vitet e fundit.
Kjo, për shkak se Kurti është shfaqur haptazi në një aleancë me Sali Berishën e Ilir Metën.
Madje më 25 prill, Albin Kurti e sfidoi Edi Ramën me tre kandidatë të tij, të cilët natyrisht dështuan në mënyre spektakolare.
Rama nga ana tjetër, e ka pritur disa herë Kurtin në takime zyrtare dhe publikisht nuk është shprehur asnjëherë kundër tij, si për të treguar se marrëdhënia e tyre personale duhet të tejkalohet, për shkak të marrëdhënieve mes dy shteteve vëllezër.
Dhe këtë gjë Rama e ka treguar edhe sot, teksa ka publikuar një foto i përqafuar dhe i buzëqeshur me Albin Kurtin, ndryshe nga fotot e publikuara disa ditë më parë nga ky i fundit, ke tregonte se Rama ishte mërzitur në takimin që kishin zhvilluar.