Dy persona kanë mbetur të aksidentuar të mërkurën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Milot-Thumanë.

Burimet paraprake thanë se se aksidenti ka ndodhur pranë mbikalimit të Bushneshit, ku një furgon me pasagjerë ka goditur nga pas një autoveturë të tipit “Benz”.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Sadri dhe Teuta Musaj, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se furgoni ka bërë një devijim të gabuar, ndërsa policia po heton shkaqet e plota të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re