Kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi mbrëmjen e sotme me Bujar Nishanin në krah ishte në Sarandë ku zhvilloi një takim me demokratët për t’i bindur që ta votojnë në zgjedhjet e 13 qershorit.

Bujar Nishani, kryetar i këshillit kombëtar të PD, tha se zgjedhjet për kryetarin nuk e mbyllin debatin në PD.

13 qershori nuk i vendos kapakun tenxheres, por 14 qershori e tutje vazhdon sepse jemi në një udhëkryq të madh si PD. Jemi gati gati në një situatë fataliteti, dëshpërimi.

Do të flas për PD. Nuk duhet të mbetemi peng i dëshpërimit dhe fatalitetit se nuk zgjidhim gjë. PD sot është minimumi 620 mijë njerëz” tha ai.

Harxhi tha se PD nuk e faktoi dot vjedhjen e zgjedhjeve, ndërsa kishte një thirrje. “U bëj thirrje themeluese dhe qëndrestarëve që janë larguar nga partia të rikthehen sa më parë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re