Gazetari i njohur Artan Hoxha ka publikuar një video nga Vlora, ku kryeministri Edi Rama po kalonte rrugën me makinë.

Kujtojmë se Rama ka qenë sot në Vlorë, për të ndjekur nga afër punimet në Lungomare.

Në video dëgjohet dikush që i thotë “Rama ik”, ndërkohë që Hoxha shkruan ne statusin e tij se pavarësisht se fitoi mandatin e tretë, kjo thirrje nuk iu nda sërish.

Postimi i plotë:

Ja mandatin e trete e more.

Hyre në histori, qe aq shume e deshe…

Shetit në Lungomare me nje taborr “asqere”, si pasha i madh…

Po edhe pse je në Vlore, ajo thirrja “Rama ik”, nuk tu nda dhe nuk tu nda nga mbrapa…

Kryeministri Rama, sot në mesdite me fuoristraden e tij, prodhim amerikan, Lincoln, i shoqeruar nga eskorta e gjate, në Lungomare…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re