Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duket se kanë qenë një test për klasën politike shqiptare dhe përsa i përket procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Por një lajm i madh duket se vjen nga Brukseli. Gazetari i Euronews në Bruksel, Jack Parrock ka dhënë një lajm për Shqipërinë, duke bërë të ditur se në qershor Komisioni i Europian do të bëjë një lëvizje të madhe në muajin qershor.

“Breaking/ Komisioni i Europian do të propozojë një lëvizje të madhe përpara për procesin e pranimit për Shqipërinë.

Burimet më thonë Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Shtetet e BE-së më pas do të zgjedhin nëse do të miratojnë”, shkruan gazetari në rrjetin e tij social.

Ndërkohë që një lajm i tillë pritet të konfirmohet në ditën në vijim, të mërkurën mbërrin në Shqipëri, eurokomisoneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varlehyi. Zyrtari i lartë e KE-së do të zhvillojë turin ballkanik në kuadër të ndihmës së BE-ja për procesin e vaksinimit për parandalimin e përhapjes së Covid.

Ndërsa nuk përjashtohet që me liderët politik shqiptar të diskutohet edhe për çështjen e zgjedhjeve dhe mundësinë e avancimit të procesit për integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Pak ditë më parë, kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi zhvilloi një takim në Kryeministri me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europën të Sllovakisë, Martin Klus.

Kryenegociatori Mazi dhe Sekretari i Shtetit sllovak ranë dakord për vijimin dhe hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re