Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kashar. Një gazetare ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga i dashuri i saj, i cili e ka marrë forcërisht në makinën e tij.

40-vjeçarja është dhunuar fizikisht nga i dashuri i saj, një 35-vjeçar, dhe më pas është marrë me forcë nga ai në makinë, në vendin e saj të punës.

Pas sinjalizimit për rastin policia arrestoi 35-vjeçarin me inicialet A.K. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton rreth rastit.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re