Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit, më konkretisht “Golden Resort”.

Sipas GJKKO, pasuria nuk duhet të konfiskohet dhe nuk duhet t’i kalojë shtetit. “Golden Resort” ishte pasuria e pare e sekuestruar nga OFL.

Kjo e fundit i vendosi këtij biznesi sekuestro pasi Hajrat ishin të dyshuar për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës. Por, kjo akuzë nuk është vërtetuar ende dhe ata nuk kanë marrë as dënim.

Ndërsa hetimi i SPAK për mos-justifikimin e pasurisë nuk ka bindur GJKKO dhe e ka rrëzuar konfiskimin.

Aktualisht “Golden Resort” është nën menaxhimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara dhe nëse SPAK e humb çështjen në Apel, prona i kalon të zotit, pra Altin Hajrit.

Në 20 maj do të jetë seanca në Apelin e GJKKO ku Prokuroria e Posaçme ankimoi vendimin e shkallës së parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re