Gamien Tarel i cili goditi me shuplakë në fytyrë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, para dy ditësh, është dënuar me 4 muaj burg.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se se 28-vjeçari u dënua në gjykatën e qytetit juglindor të Valences, teksa mësohet se para Tarel u përball me akuzën për sulm ndaj një zyrtari publik, vepër kjo që bart dënimin maksimal prej tre vjetësh burgim dhe një gjobë prej 45,000 eurosh.

Damien Tarel e përshkroi veten si një “patriot” i krahut të djathtë teksa goditi me shpullë në fytyrë Emmanuel Macron.

“Kur pashë vështrimin e tij miqësor dhe të gënjyer, ndjeva neveri dhe pata një reagim të dhunshëm. Ishte një reagim impulsiv … Unë u befasova nga veprimi im,”–i tha ai gjykatës.

Presidenti francez Emmanuel Macron u godit me shuplakë në fytyrë nga Damien Tarel gjatë një vizite zyrtare në departamentin e Drome në Francën juglindore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re