Gazetari Bledian Koka ka komentuar nisjen e procedurave nga PS-ja për shkarkimin e Presidentit Meta.

Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me argumentin se para dhe gjatë fushatës, ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Koka i ftuar në emisionin ‘Spotlight’, e krahasoi gjuhën e presidentit Meta të përdorur me ndërkombëtarët, me atë të kryeministrit Rama gjatë pandemisë, kur akuzonte BE-në për mosshpërndarje të vaksinave.

Ndër të tjera, Koka shtoi se presidenti Meta është nga ata që nuk kalon pa u vënë re.

“Ilir Meta dihet që nuk është nga ata president që kalon pa u vënë re.

Ilir Meta, edhe bari lopësh ta çosh në mal edhe atje do grindet ai do bëjë sherre dhe sherrnaja politike”, tha Koka.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re