Komisioni zgjedhor në Partinë Demokratike hodhi ditën e sotme shortin për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit.

Në praninë edhe të përfaqësuesve të kandidatëve, që u bënë pjesë e shortit, renditja në fletën e votimit është si më poshtë:

Fatbardh Kadilli
Edith Harxhi
Agron Shehaj
Lulzim Basha

Kujtojmë se humbja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit, ka bërë që Partia Demokratike të futet në një proces zgjedhor të brendshëm, me fraksione dhe grupime të ndara që kërkuan dorëheqjen e kryedemokratit aktual Basha dhe respektimin e statutit të partisë.

Në zgjedhjet e 13 Qershorit kandidojnë për kreun e PD-së Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re