Aktorja e talentuar dhe aq e dashur për publikun, me rolet e saj fantastike në spektaklin e humorit, Portokalli, Renada Caci, e dalluar dhe identifikuar nga publiku kryesisht me rolin e Luzes, ishte ditën e sotme në programin Rreze dielli, ku zbuloi një Luze që nuk e njihnim deri më sot.

E përfolur për ndonjë lidhje të mëparshme, Renada e lodhur nga portalet që i transformojnë si duan informacionet, dhe duke i quajtur ‘Përrallë nga e kaluara’ çdo koment lidhur me jetën e saj private, deklaron se deri më sot nuk e ka gjetur ende dashurinë e jetës së saj dhe uron ta takojë së shpejti personin që do e bëjë nënë për herë të parë dhe vetëm atëhere ajo do flasë vetë për këtë gjë.

‘Asnjëherë nuk e kam takuar dashurinë e jetës. Uroj ta takoj së shpejti dhe nëse ndodh atëherë me gojën time do të flas vetë, vetëm për atë person që do të më bëjë mua nënë për herë të parë. Ai do të jetë njeriu i jetës sime. Nuk e kam takuar asnjëherë dhe pres ta takoj, akoma ska ardhur.’, u shpreh aktorja.

Në vitin 2013, Renada Caci fliste se historia e dashurisë që po jetonte me Klinton Zeqirajn e bënte të ndihej shumë e motivuar për të sjellë të tjera karaktere në “Portokalli”, përveç Luzes së famshme. Pasi kishte hequr gati 30 kilogramë nga trupi i saj, ajo tregonte për harmoninë që kishte gjetur me veten dhe bashkëjetesën me balerinin.

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME