Ish-anëtari i kryesisë i Partisë Demokratike Arben Imami ka folur ne studion e “Absolut 4” për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit dhe situatën e krijuar në parti.

Në këndvështrimin e tij, ai thotë se ka pasur manipulime paraprake të zgjedhjeve nga Rama, por thekson se kryetari i partisë pas humbjes së dy palë zgjedhjeve nuk mund të qëndrojë më, pasi ka përgjegjësi objektive. Sipas Imamit edhe mos reflektimi nga ana e partisë është i gabuar

“Ka pasur manipulime paraprake dhe të gjithë e dimë kush është Edi Rama manipulatori më i madh që ka parë historia e zgjedhjeve në Shqipëri.

Por kryetari i partisë pas dy zgjedhjeve të humbura nuk mund të qëndrojë në një vend, pasi ka përgjegjësi objektive. Mirë që është recidivist si humbës, por PD është futur në një sindromë që; nuk fitojmë me Ramën.

Themelore është që një lider partie pas një palë zgjedhjeve të humbura në Europë, jo për Bangladeshin dhe Mozambikun. PD është anëtare e PPE dhe pas humbjes kryetari i partisë tërhiqet. Ka pasur raste rikandidimi më vonë. Mos reflektimi nga ana e partisë është i gabuar”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re