Një djalë 5-vjeçar nga Izraeli, i mbijetuari i vetëm i një aksidenti me teleferik në Italinë veriore që vrau 14 persona më 23 maj, doli nga spitali të enjten pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua shumë.

“Eitan u lëshua nga spitali herët këtë mëngjes,” thanë autoritetet shëndetësore të Torinos, ku ai morri kujdes.

Ai u kthye në shtëpi me një ambulancë të shoqëruar nga tezja e tij. Djali jeton në Pavia në jug të Milanos.

“Shëndeti i tij është përmirësuar shumë,” tha deklarata, duke shtuar se do t’i duheshin dy muaj për t’u rikuperuar plotësisht.

Djali është i vetmi që i mbijetoi rënies së kabinës së teleferikut në Strese, jo shumë larg majës së Mottarone.

14 pasagjerët e tjerë, përfshirë prindërit e tij, vëllain 2-vjeçar dhe stërgjyshin dhe stërgjyshen, u vranë.

Eitan, familja e të cilit u zhvendos në Itali në 2018, pësoi dëmtime serioze në aksident.

Disa zyrtarë të kompanisë që operon teleferikun po ndiqen penalisht nën dyshimin e çaktivizimit të qëllimshëm të sistemit të frenimit emergjent që supozohej të bllokonte kabinën kur u prish kavoja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re