Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi Athinën ditën e sotme, aty ku një 34 vjeçar shqiptar u qëllua në mënyrë mafioze 8 herë brenda ambienteve të një lokali.

Shumica e plumbave e kapën në kokë, duke rezultuar fatal për jetën e 34 vjeçarit, ndërkohë autori i ngjarjes u largua i qetë nga vendngjarja me një taksi.

Viktima quhet Aristidh Papa. Ai nuk është një emër i panjohur për botën e krimit dhe jo më kot janë bërë 3 atentate ndaj tij, shkruajnë mediat greke, më i fundit në shkurt të këtij viti.

Papa lëvizte me antiplumb përshkak se i druhej një atentati tjetër ndaj tij. Ai rezulton një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafik droge por edhe me vrasje.

Mediat greke shkruajnë se Papas ishte anëtari kryesor i një bande mafioze shqiptare, e cila në dy vitet 2007-2008 dyshohet se ishte përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje.

32-vjeçari nga Shqipëria, i cili u ekzekutua sot në Athinë ka qenë akuzuar për përfshirje në një organizatë kriminale, grabitje dhe trafik droge.

“Banda e parë, ku 32-vjeçari bënte pjesë përbëhej nga 9 shqiptarë dhe e dyta nga 5 shqiptarë. Disa anëtarë të këtyre organizatave kriminale janë burgosur, ndërsa ata që mbetën jashtë po vazhdojnë “hakmarrjen” vrasëse,” thuhet në artikull ndër të tjera.

Lufta e përgjakshme mes bandave, disa nga krimet ku ishte përfshirë shqiptari sipas grekëve:

Vrasja në 2008 në Keratsini
Vrasja e trefishtë në Kolonos në vitin 2007
Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007
Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008
Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore
Vrasje në vitin 2008 në Athinë
Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon
10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re