Analisti i njohur Andi Bushati i ftuar në emisionin ‘Open’ mbrëmjen e sotme aalizoi kërkesën e deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Meta.

Bushati i cilësoi këto manovra politike si shashka për të hequr vëmendjen nga vjedhjet e mëdha të bëra para zgjedhjeve përmes hedhjes së miliona eurove për të influencuar votën e qytetarëve.

Ai shtoi se e gjitha është një fluckë në ajër dhe që maxhoranca nuk ka për t’ja arritur të shkarkojë Metën, pasi maksimumi ai është në postin e Kreut të Shtetit dhe do ikë.

Bushati: Po të drejtë ka Rama dhe qeveria që po bën këtë komisionin hetimor. Se përderisa ne po merremi me këtë këtu dhe jo me përdorimin e 40 mln eurove për blerje vote, të drejtë kanë ata. Imagjino të votojnë ata dudumë që janë në parlament, që na kanë bërë më shumë të qeshim se sa kanë votuar ligje që duheshin votuar. Dhe ata dudumë nuk e meritojnë për hir të respketit të institucionit të trajtohen kështu.

Vasili: Si po trajtohen, çfarë doni të thoni?

Bushati: I teket kryeregjimtarit të tallë trapin me Ilir Metën dhe ngrihet një komision. Një herë u tha se do ngrihet komision hetimor se si i kishte shitur Basha ushtarët e UÇK-së te serbët, dini gjë ç’u bë me atë komisionin? Bëjnë mirë ata djemtë e portokallisë që na tallin se jemi bërë si komentatorë estrade. Hedhin shashka kot. Vjedhin 300 milionë euro dhe hedhin një shashkë do bëjmë komision hetimor.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re