Ish shefi i policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç u raportua zyrtarisht i humbur që prej ditës së djeshme. Ndërkohë po bëhen 5 ditë që prej se kur ish shefi i policisë së Ulqinit është parë për herë të fundit në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Ndërkohë ditën e sotme, prokuroria ka njoftuar nisjen e hetimeve për të gjetur ndonjë gjurmë rreth tij.

Kërkimet kanë nisur në lumin Buna, ndërkohë që është zbardhur edhe biseda e fundit e tij me familjarët, të cilëve u ka thënë: “Po shkoj deri në Shkodër se kam pak punë, nuk vonohem se kur të vij do i bie shkurt”.

Mësohet se së fundmi, Elezoviç po merrej me gjurmimin dhe ndjekjen e trafiqeve të drogës që po bëheshin në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, aktualisht ishte duke hetuar një çështje të tillë.

Ndërkohë një hetim tashmë nga materialet referuar nga policia e Shkodrës pas dosjes së sjellë nga malazezët ka nisur edhe prokuroria e Shkodrës. Deri më tani mbeten enigmë shkaqet e kësaj humbjeje të 54 vjeçarit ndërsa dyshimet e para janë për një ngjarje kriminale edhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe për policinë dhe prokurorinë malazeze dhe shqiptare fati i Elezoviç është ende enigmë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re