Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, denoncon në rrjetet sociale se ka rënë tavani në një dhomë të Pediatrisë së Tiranës, duke plagosur një fëmijë.

Zhupa publikon foto, ku shihet suvaja e rënë, ndërsa thekson se duhet hetim dhe vënia para drejtësisë e përgjegjësve.

Postimi i Ina Zhupës:

Denoncimi me foto, Ina Zhupa: Bie tavani i pediatrise, plagoset nje femije.

1 qershori ne Pediatrine Tirane!

Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve.

Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit.

Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe rrezikojne jeten e femijeve pikerisht ne vend ku duhet te shpetojne jeten dhe shendetin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re