Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka kërkuar sërish largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, ndërsa premton se beteja brenda selisë blu do të vazhdojë.

Nga studio e Top News, në emisionin “Breaking”, Elezi ironizoi edhe Kastriot Islamin, i cili prej vitesh është në radhët e PD.

“Unë jam dakord që duhet faktuar masakra zgjedhore. Por ç’lidhje ka kreu i PD, të ngrihet një grup dhe ta faktojë masakrën.

Partia Demokratike duhet të pastrohet nga individët e kalbur. 

Kërkojmë largimin e Bashës dhe zgjedhje transparente në PD. Basha shpalli fitoren, u tha demokratëve rrini të qetë.

Të lutem Kaç mbro të drejtën time në këshillin Kombëtar.

Bëhu demokrat, kërko zgjedhje të lira brenda PD-së, që të realizojmë zgjedhje të lira në Shqipëri.”, tha Ibsen Elezi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re