Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pasi dështoi për të disatën herë në zgjedhje.

Me tone kritike Kulluri u shpreh se PD mund të përfundojë në një sekt personal të Bashës ose do hapet në një proces reformimi.

“PD nuk mund ta mbajë vetem një aventurier që ka humbur nga tetë vjet dhe fillon e akuzon që nga Rama tek nërkombëtarët.

Tani nuk e di kush e ka më fajin, pasi i ka rezuaruar të gjithë alternativat për gjetjen e fajtorëve jashtë vetes së tij.

O kjo parti do përfundojë në një sekt personal të këtij aventurieri ose do hapet në një proces reformimi.

PD me këtë kokfortësi, aventurë, do përfundojë si Partia Social Demokrate gjermane. Unë rrugë të tretë nuk shikoj. 8 vite janë shumë”, shtoi Kulluri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re