Avionët luftarakë izraelitë ndërmorën një sulm ajror mbi Sirinë perëndimore mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar viktima, njoftuan mediat shtetërore në Siri.

“Sistemi ynë i mbrojtjes ajrore interceptoi raketat e agresorit dhe rrëzoi disa prej tyre”, citoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve (SANA) burimin ushtarak.

Burimi, i cili preferoi të mos përmendej me emër, tha gjithashtu se një civil u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën në sulm.

“Një fëmijë dhe nëna e tij ishin midis të plagosurve, përveç disa humbjeve materiale të cilat u shkaktuan në zonën e goditur”, shtoi burimi.

Për vite, Izraeli ka shënjestruar caqet e forcave të regjimit sirian dhe ato iraniane në vend.

Izraeli rrallë merr përgjegjësi për sulmet e tij në Siri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re