Konsumimi i përditshëm i arrave ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, duke e zëvendësuar atë me yndyra më të shëndetshme.
Ka një varg studimesh që tregojnë lidhjen në mes të konsumimit të frutave arrore dhe uljes së rrezikut nga sëmundja koronare e zemrës.
Frutat arrore përmenden si aq të shëndetshme në shëndetin tonë, por shumica prej nesh nuk e dimë se pse në fakt ato janë aq të dobishme.
Përgjigja është kjo: frutat arrore ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ulin nivelin e inflamacionit dhe ulin rezistencën e organizmit në insulinë.
Arrat përmbajnë acide të pangopura yndyrore, të cilat kur konsumohen në sasi të moderuara zënë vendin e kolesterolit duke ulur kështu nivelin e tij.
Në anën tjetër, kolesteroli, veçanërisht ai i keq (HDL), lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, duke qenë shkaktari më i shpeshtë i këtyre problemeve.
Veç kësaj, arrat përmbajnë proteina dhe një varg vitaminash dhe mineralesh, të cilat janë një zëvendësim i mirë për çokollatën, ëmbëlsirat dhe biskotat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Frutat arrore janë të pasura edhe me fibra, andaj mund t’u ndihmojnë të qëndroni të ngopur më gjatë dhe të kontrolloni më mirë peshën trupore, që në anën tjetër lidhet me sëmundjet e zemrës, qarkullimit dhe me diabetin. m.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re