Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi është një prej 80 deputetëve që nuk do të rikthehen më në shtator në Parlament si ligjvënës të Republikës së Shqipërisë. Ai nuk mundi që të merrte dot votat e mjaftueshme për të fituar mandatin, edhe pse garoi si i pari i listës në disa qarqe të ndryshme.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Murrizi thotë se i është lutur deputetit të PS-së, Pandeli Majko, i cili gjithashtu nuk arriti të siguronte aq vota sa të thyente herësin dhe të qëndronte në parlament edhe 4 vitet e ardhshme, që të bashkonin votat për të prishur kodin e ri zgjedhor

“Ku është Pandi më ka ik Pandi, ju luta Pandit. Pand Majko hajde bashkojmë votat dhe ta prishim këtë kod zgjedhor si në 21 prilli i 2008 se është kod bastard, nuk donte të dilte nga rreshti i partisë. Është ndër 10 të votuarit bashkë me Kodhelin, ndër 10 të votuarit socialist në Tiranë, 18 keni fituar ju, po këta nuk vijnë se nuk i lë Damiani!”, tha Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Më tej ai përmendi të gjithë kandidatët për deputetë që morën shumë vota në zgjedhje, edhe më shumë se kolegët e tyre, por nuk mund të jenë pjesë e Kuvendit për shkak të herësit, që nuk e thyejnë dot.

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re