Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sot se “Njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës” po merr pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake që po bëhet nga NATO në Durrës.

Haradinaj shkruan në rrjetet sociale se Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.

Postimi i plotë:

“Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“.

Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla.

Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.

Urime NATO, Urime Shqipëri, Urime Kosovë!

Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!”

Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“.

Ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe…

Posted by Ramush Haradinaj on Tuesday, May 4, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re