Këtu jemi në fshatin Depçe në Serbinë jugore, një fshat ku kufiri me Kosovën kalon pikërisht përmes. Lagjet e shumë familje janë të ndara nga kufiri, ndërsa shqiptarët që jetojnë në anën Serbe, të vdekurit i varrosin në kahun tjetër, në Kosovë.

Deutche Welle ka sjellë një kronikë për të përshkruar situatën sesi jetojnë shqiptarët e kësaj zone.

Jetojmë brenda territorit të Serbisë si banorë, por vdesim në territorin e Kosovës, pasi varrezat tona janë atje. Para luftës lagja jonë ka patur 22 familje, por tani ka vetëm 5 të tilla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re