Sot në Kuvend, PS ka depozituar kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe eshte hapur debati per shkeljen e Kushtetutes nga kreu i shtetit.

Pas seancës, ka reaguar zëdhëndësi i Presidentit, Tedi Blushi duke u shprehur se, ndryshimi është brenda në kuti.

Blushi bën thirrje të mos i kushtohet vëmendje parlamentit por të rinumërohen votat sipas Kodit Zgjedhor.

Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.

Ndryshimi është brenda në kuti.

Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!

Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrësesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj”, shkruan Tedi Blushi në postimin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re