Një vrasje pranë Gjykatës së Tiranës ka tronditur kryeqytetin gjatë ditës së sotme.

Ish-vjehrri Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij Kudret Saliajn, që ishte në proces gjyqësor me vajzën e Picarit.

Në lidhje me këtë ngjarje, Zheji theksoi se babai është kërcënuar nga ish-dhëndri, duke shtuar se ai mori përsipër plumbin që mund të binte mbi vajzën e tij.

Artur Zheji: Kemi element tjetër, na del se ish-dhëndri ka kërcënuar vjehrrin me “do ia vrasë vajzën”. Babai merr përsipër plumbin që mund të dilte nga ai, sepse mund t’ia vriste vajzën. Ai baba ka shkuar të shpëtojë vajzën e vet, aq më tepër që i ndjeri e ka kërcënuar disa herë. Gjykata mund t’ja ketë fut komplet kot.

Këto janë gjykata vrasëse, kjo reforma në drejtësi pra që propagandojnë këto. Gjyshi humbi fëmijën, por fëmijët në koshiencë, nëse kuptojnë se gjyshi e bëri këtë se nuk kishte zgjidhje tjetër, do ta kuptojnë këtë akt. Mashkulli shqiptar kujton se e ka pronë femrën. Kjo ishte vrasje e dëshpëruar.

Klodiana Lala: Gjykata shprehet se babai ishte personi i përshtatshëm të mbajë fëmijët. Gjykata thoshte se nëna mund të takonte fëmijët në fundjavë.

Divorci është pjesë e jetës. Dhurata Saliaj mund të bindte gjykatën dhe të merrte kujdestarinë e fëmijëve dhe të vazhdonte jetën. Saliaj mund të ishte edhe e kërcënuar, por në dosje nuk del kështu. Konfliktet nuk mund të zgjidhen me armën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re