Partia qeverisëse e Koresë së Veriut ka ndryshuar rregullat e saj për të emëruar një zëvëndës për Kim Jong-un, i cili dëshiron të rinovojë politikën e brendshme, njoftoi të martën agjencia e lajmeve Yohnap e Koresë së Jugut.

Agjencia citon një burim pa emër nga Koreja e Veriut i cili thotë se në të ardhmen, “sekretari i parë” do të drejtojë takimet në emër të Kim Jong-un.

Kim vendosi pozicionin e tij në Kongresin e Partisë së Punëtorëve të Koresë në janar, kur ai u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm dhe mori titullin e mbajtur nga babai i tij i ndjerë.

Tani Kim Jong-un dëshiron që qeveria të luajë një rol më të madh, krahasuar me sundimin ushtarak të babait të tij, shton Yohnap, raporton Reuters.

Vitin e kaluar, një i dërguar i Koresë së Jugut tha se inteligjenca e Seulit kishte thënë se besonte se motra e Kim, Kim Yo-jong, ishte nënkryetari i parë i Koresë së Veriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re