Një e moshuar është plagosur mëngjesin e sotëm nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Livadhjasë në Finiq të Sarandës.

Mësohet se e plagosur ka mbetur Eli Marini 78-vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital nga kalimtarë të rastit.

Ndërkohë shoferi i automjetet që e ka përplasur është larguar nga vendi i ngjarjes.

78 vjecarja Eli Marini kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por u përplas nga makina.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re