Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra magjistratin Klinton Spahiu.

Shkarkimi i tij u kërkua nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pasi e akuzonte për korrupsion.

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Klinton Spahiu, u bë i njohur për rastin El Clasico, së bashku me dy gjyqtarë të tjerë, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Të akuzuar se panë ndeshjen mes Realit dhe Barcelonës me paratë e një biznesmen ata u dënuan me shërbim prove.

Në Shtator të 2020-s, Apeli i shpalli fajtorë gjyqtarët për korrupsion, por vendosi që t’i dënojë me katër vite shërbim prove.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re