Komuniteti LGBTQI në Angli kërkon që në vend të fjalës “nënë” të përdoret “prindi që ka lindur”.

Kjo kërkesë absurde nuk është mirëpritur edhe nga aktori i humorit, Julian Deda.

I revoltuar, ai u shpreh në rrjetet sociale se në këtë mënyrë po shkatërrohet familja. Për Jul Dedën, nënën nuk mund ta zëvendësojë askush.

“Fjala NËNË, jo vetëm nuk mund të zëvendësohet me asnjë fjalë tjetër, cilado qoftë ajo, por ne duhet ta ruajmë të paprekshme, të shtrenjtë, ashtu siç është për secilin nga ne. Çdo tentativë e palaçove dhe e lëtyrave për ta ndryshuar, ka për qëllim shkatërrimin në qelizë të familjes si koncept, ligjërisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalën NËNË, s’ka jetë pa të.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re