Policia e Vlorës lajmëron se një 62-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar fostoksinë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësia F. Ç., 62 vjeçe, banuese në Panaja, Vlorë, e cila më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fostoksinë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.