Analisti Andi Bushati është shprehur se Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar se është mjeshtërore në blerjen e votave.

Ai tha se këto zgjedhje treguan se shteti dhe SPAK kur duan e kapin hajdutin, por nuk u treguan simetrik pasi ndaluan LSI-në por, jo banditët e tjerë.

Më tej, i ftuar në Open  Bushati shtoi se denoncimet në SPAK kanë shkuar para se presidenti Ilir Meta të fliste për sfurqet.

“Jemi kthyer në shoqëri hipokrite. LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash.

Këto zgjedhje treguan se kur shteti, SPAK, kur do e kap hajdutin, por s’u tregua simetrik,  ndaloi LSI por jo gjithë banditët e tjerë.

Qoftë Meta,  qoftë një prokuror kur fillon bërtet unë jam i prirur të dëgjoj zërin e lartë .

Denoncimet në SPAK kanë shkuar para se Ilir Meta të fliste për sfurqet”, tha Bushati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re